Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli për arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik. Ajo theksoi se Shqipëria është bërë tërheqëse për investime ndërkombëtare në energjinë e rinovueshme.
Më tej, Balluku u shpreh se çmimi i energjisë elektrike do vazhdojë të ulet dhe kjo realizohet për shkak të performancës së mirë që ka bërë sistemi elektro-energjetik në vend.
“Kemi garantuar zhvillim të mbështetur në burimet e rinovueshme. Tërheqëse për investime ndërkombëtare në energjinë e rinovueshme. Shëndoshja financiare e sektorit elektrik ka sjell një sërë rezultatesh të mira. Ulja e çmimit të energjisë është historike, Shqipëria ka më shumë kapacitete prodhuese. Çmimi i energjisë do vijojë të ulet.Në pesëvjeçari në sektorin kanë filluar të njohën dhe të vlerësohen nga organizma ndërkombëtarë’, tha ajo.