“Nuk do të tërhiqemi nga kauza jonë, në zgjedhje shkohet pa Edi Ramën si kryeministër.”
Kështu është shprehur ish-deputeti Gazmend Bardhi, pak minuta më parë në deklaratën e bërë gjatë takimit të zhvilluar për pranimin e anëtarëve të rinj të Partisë Demokratike te dega 7.
Gjatë takimit Gazment Bardhi ka mohuar tryezën e dialogut me Ramën duke u shprehur se lajme të tilla janë lajme në tymnaj.
Ndërsa nuk harron t’ju bëjë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e paralajmëruar të opozitës në 11 maj, Bardhi e ka cilësuar qeverinë e ardhur nga zgjedhjet farsë duke shtuar se beteja kryesore e Partisë Demokratike është për Shqipërinë dhe jo për pushtetin.
“Nuk ka një tryezë dialogu me Edi Ramën, këto janë lajme në tymnajë. Ne nuk tërhiqemi pa e larguar të keqen e vendit. Zgjedhje të lira e të ndershme është ajo çka kërkon Partia Demokratike. Qeveria është e ardhur nga zgjedhjet farsë, s’ka arsye të punojë për ne.
Beteja e ardhshme do të jetë në 11 maji. Unë i ftojë gjithë qytetarët, ju them gjithë qytetarëve bashkohuni në aksion. Partia Demokratike përmes kësaj beteje nuk synon të vijë në pushtet. Beteja kryesore bëhet për Shqipërinë, jo për partinë.”
Discussion about this post