Kryeministri grek Alexis Tsipras ka takuar Aleksandër Vuçiçin në Beograd. Pas samitit të dytë të shteteve mesdhetare të BE-së në Lisbonë, kryeministri grek Aleksis Tsipras ka shkuar në Beograd për një vizitë dyditore, të cilën e ka përgatitur shumë kohë më parë ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, por duket se edhe pala serbe ka shprehur dëshirën për realizimin e saj.
Në këtë takim Tsipras është shprehur se e ardhmja e Ballkanit vazhdon nëse nuk thyen rregullat. “Mbështetje për integrimin e Serbisë në BE. Nuk do ta njohim Kosovën .Ne kemi theksuar rëndësinë strategjike të përfshirjes së Serbisë në Bashkimin Evropian, Greqia ju mbështet në mënyrë aktive dhe të qëndrueshme. Ne e dimë që ka vështirësi të mëdha dhe sakrificë të madhe nga populli serb për të përmbushur këtë qëllim, dhe ne do të ndihmojë atë”, tha Cipras.
Ndërsa Vuçiç ka falenderuar kryeministrin grek për këtë qëndrim. Nga ana e tij kryeministri Vuçiç tha se Serbia mbështet pjesëmarrjen e Greqisë në procesin e Berlinit, si dhe i janë mirënjohës Athinës për faktin se ajo nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan B92 në Serbi. “Ne biseduam për marrëdhëniet, si dhe rëndësinë për të ruajtur marrëdhëniet e mira me Kinën, Rusinë dhe vendet e tjera”, tha Vuçiç. (J.V/Shuplaka)