Ka vijuar përplasja në rrjetet sociale midis deputetit Taulant Balla dhe Shkëlzen Berishës pas përballjes në gjyq për deklarimet e bëra në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ, të cilat Berisha i cilëson si shpifje.
Berisha në një postim në rrjetet sociale shkruan: se Balla bën mirë të na shpjegojë nëse trafikantët e drogës, i kanë dhënë thjesht shoqërinë e mirë apo i kanë paguar biletet, hotelet, udhëtimet, veshjet e shumë shijet të tjera që ndajnë bashke.
“Tualet! Une ne SHBA dhe BE pavaresisht gojeve te liga qe ulen mbi ty, udhetoj si njeri i lire, i pa shoqeruar nga trafikante droge te cilet me pas shperblehen me miliona euro nga taksat e shqiptareve.
Por meqe vendose te hapesh kapakun ben mire te na shpjegosh nese trafikantet e droges, te kane dhene thjesht shoqerine e mire apo te kane paguar biletet, hotelet, udhetimet, veshjet e shume shijet te tjera qe ndani bashke.
Ben mire te na shpjegosh nese te kane sponsorizuar me parate e droges apo me parate e tenderave qe kane fituar pas kthimit nga udhetimet e me ty.
Beje me mire ti, para se ta bejne specialistet e OSHE kur t’u duhet te shpjegojne kush i ka udheruar per te shpallur fitues te miliona eurove ne kundershtim me ligjin, miqte e shtepise tende. Beje me mire vete. Beje se te ndihmon te shpelahesh!”-shkruan Shkëlzen Berisha.
Më tej në një postim në Facebook, Taulant Balla shkruan se: Ti ke të drejtë që vazhdon leh, përderisa akoma drejtësia është mes dritës dhe errësirës dhe errësirën e kontrollon ti me tët atë
“Shkelzen! Ti ke të drejtë që vazhdon leh, përderisa akoma drejtësia është mes dritës dhe errësirës dhe errësirën e kontrollon ti me tët atë! Por meqë sot dole nga strofkulla a nuk na thua, kur do shkosh në Amerikë?! Ose më saktë, pse gojet e liga thonë se nuk të japin më biletë për Amerikë as ty dhe as motrës tende, se kunatit jo e jo?!”– shkruan Balla.