07:34 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tualeti, është ndër hapësirat më të rëndësishme të shtëpisë…

10:43 | 22/04/2019
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tualeti, është ndër hapësirat më të rëndësishme të shtëpisë…

Por nëse më parë tualeti në shtëpi ishte një ambient i vogël, gjithnjë e më tepër ai po shndërrohet në një dhomë të vërtetë. Shpesh njerëzit shqetësohen pasi tualeti në shtëpinë e tyre është shumë i vogël. Nuk dijnë si ta arredojnë dhe mendojnë se për këtë punë kanë nevojë patjetër për një arkitekt.
Me dollapë, vaskë, pasqyra, perde, karrige e lule të përzgjedhura, ju mund ta bëni tualetin tuaj të ndihet si një dhomë e veçantë.Si? Arkitektët në Megatek kanë disa këshilla.

Zgjidhni ndriçuesit e duhur për tualetin, i cili edhe nëse është hapësirë e vogël, me ndriçimin e duhur do të duket më i madh. Drita është element kyç për të krijuar hapësirë, prandaj vendosni ndriçues në disa kënde të tualetit, jo vetëm në pikën qendrore të tij. Drita e mjaftueshme në tualet është e rëndësishme jo vetëm nga ana estetike, por dhe nga ana praktike e të jetuarit. Tualeti është një nga dhomat e para në të cilat hyni çdo mëngjes dhe një tualet i ndriçuar mirë mund të influencojë mjaftueshëm në humorin tuaj përgjatë ditës.

Eksperimentoni dhe me ngjyrat e murit. Mund të zgjidhni ngjyra të çelta, si ngjyrë kremi apo nuanca të së bardhës, për të dhënë iluzionin e hapësirave të mëdha. Banja është një ndër ambientet më të përdorura,ndaj duhet te jetë një vend relaksues…

Përpara se të nisni dekorimin, studioni hapësirën që keni në dispozicion. Për të lëvizur lirshëm në një hapësirë të vogël është i nevojshëm një organizim.
Strategjia? Mos lër produktet e higjenës, bukurisë apo kremra të mbledhura të gjitha në një vend. Krijo rregull dhe ndaji objektet që ndodhen në tualetin tuaj në bazë të klasifikimit. P.sh mund të vendosësh një raft në një mur bosh dhe të shtosh kuti ose shporta. Njërën mund ta përdorësh për gjërat e make-upit, tjetrën për makinën rroje të bashkëshortit dhe për shampon me fluska të fëmijëve tuaj. Secili kutinë e tij! Kjo ndihmon edhe për të pastruar më kollaj pluhurat.

Vaska nuk duhet të mungojë kurrë në një arredim modern. Jeta aktive e gjithësecilit prej nesh e bën të nevojshme një banjo të gjatë dhe relaksuese pas një dite të gjatë pune dhe i vetmi product që na mundsëon një relksim total të trupit është vaska.

Edhe dyshemeja ka rëndësinë e saj. Mund të përdorni pllakë ose mermer. Por qëndrojini besnik ngjyrave neutrale të dyshemesë, për të qenë gjithmonë në një linjë me trendet e kohës.

Por dhe aksesorët janë shumë të rëndesishëm për atmosferën që krijojnë në tualetin tuaj. Zbukurojeni tualetin tuaj me lule të ndryshme, por dhe me aroma natyrale.

Ajo që duhet të keni parasysh është se në përgjithësi arredimi i hapësirave të vogla duhet të jetë minimalist, në mënyrë që të krijohet ideja e një hapësire më të madhe, dhe të shfrytëzojmë çdo cep të mundshëm për ta bërë atë funksionale. Koha që kalojmë në këtë hapësirë nuk është e vogël dhe syri dëshiron të shohë gjëra të mira pa marrë parasysh se ku e kalojmë ne kohën!

Prandaj investoni me zgjuarsi në tualetin tuaj!

Ju keni idetë, ne kemi produktet!

 

Pas

Rasti i rrallë në botë, binjaket lindin me një diferencëprej 97 ditësh, mjekët: Është një mrekulli

Para

Kapet kokainë me vlerë 15.7 milionë euro, kishte si destinacion Shqipërinë

Para
U kapën me 1 ton kokainë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar në Spanjë

Kapet kokainë me vlerë 15.7 milionë euro, kishte si destinacion Shqipërinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani paralajmëron vazhdim të aktiviteteve kundër Izraelit pavarësisht armëpushimit

Meloni dhe Macron me mesazh për Trump: Lufta tregtare mes aleatëve nuk ka kuptim

“Donin të ndryshonin pushtetin me dhunë”, Serbia arreston 3 persona

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

17 të vrarë nga sulme të koordinuara në tre baza ushtarake në Nigerinë veriore

Parashikimi i motit 26 Qershor 2025

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.