Fax News më datë 7 shkurt të këtij viti, zbuloi skandalin e lopëve të diagnostikuara me tuberkuloz në një fermë në Shijak të Durrësit.
Ferma ku u ngritën dyshimet në atë kohë u vendos në karantinë. Aso kohe u vendos që për 45 ditë rresht – aq sa duhej të kryeheshin analizat e plota – nuk do të kishte asnjë lëvizje të gjedhit.
Analizat u kryen dhe Fax News bën sot me dije se rrjedhimisht janë asgjësuar qindra lopë të prekura me tuberkuloz.
Pas ekzaminimeve rezultoi se nga 330 krerë, 206 rezultuan pozitive, 10 krerë të dyshimta ndërsa 93 krerë lopë rezultuan negative.
Mësohet gjithashtu se gjatë 45 ditëve që u mbajtën në karantinë, 30 lopë kanë ngordhur.
Fax News informon se autoritetet po kryhejnë analiza edhe për kafshët e zonës përreth, për të hequr dyshimet për ndonjë infektim të mundshëm.
Bëhet me dije se brenda 10 ditëve do të lajmërohet për rezultatet e mundshme të analizave.
(E.L/Faxweb)