Pak minuta na ndajnë nga tubimi i dytë pas atij të mbajtur më 18 Maj në sheshin para ministrisë së Brendshme të thirruar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa Fax News është stacionuar me kamerat e tij përgjatë gjithë zonës së qendrës së kryeqytetit.
Mësohet se efektivët e angazhuar në mbarëvajtjen e protestës janë më të paktë në numër se ajo e kaluara dhe konkretisht bëhet fjalë për rreth 1000 efektivë. Ata janë vebndosur në sheshin pranë ministrisë së Brendshme por një numër i kosniderueshëm i tyre është vemndosur pranë godinës së kryeministrisë.
Ndërkohë, përveç qytetarëve kryeqytatas, mësohet se edhe nga rrethet janë nisur një numër i konsiderueshëmqytetarësh, të cilët në disa raste edhe kanë denoncuar se janë penguar nga policia me juastifikimin e masave për pandeminë e koronavirusit.
Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama u filmua duke u futur në selinë e qeverisë, ndërsa pak minuta më pas u fut edhe eksorta e ambasadores amerikane, Yuri Kim. Nuk dihet nëse vetë Kim ka caktuar ndonjë takim me Ramën, por kështu do të ishte ky takimi i dytë mes tyre në harkun kohor të 24 orëve.
Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike Gjovalin Loka nën drejtimin e të cilit u realizua shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, sikurse dy ditë më parë do të jetë në krye të mbarëvajtjes së protestës së sotme të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbështetur edhe nga subjektet politike të opozitës jashtë parlamentare. Loka ka drejtuar trupat e rendit edhe në protestat e kaluara të opozitës, ndërsa në shumë raste është përdorur gaz lotsjellës dhe dhùnë mbi protestuesit.
Pasditen e sotme, u raportua se Kreu i Shtetit Ilir Meta kishte thirrur një takim ku është konfirmua pjesmarrja ditën e nesërme të përfaqësuesve të opozitës së bashkuar që do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Ky takim vjen pas qëndrimit që ka mbajtur vetë Meta por edhe drejtuesit më të lartë të opozitës për shembjen e godinës së Teatrit kombëtar.
Gjithashtu opozita ka pezulluar pjesmarrjen në Këshillin Politik të reformës Zgjedhore për një afat të pacaktuar, ndërsa vendi është përballë edhe një sfide mes tensionesh të vazhdueshme, atë të plotësimit të 15 kushteve të vendosura nga BE në lidhje me procesin e integrimit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)