Fatlind Petrit Buçaj është 19- vjeçari nga Tropoja, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë, për kurimin e të cilës ka nevojë për ndihmë financiare. Familja e Fatlindit, kërkon ndihmën e kujtdo që ka mundesinë për ta ndihmuar sadopak.
Por meqënëse koha është kritike për të riun aktivistja Pranvera Vatoci nga Tropoja i është drejtuar me një kërkesë publike ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në pritje që Manastirliu të preket në sedër për jetën e qytetarëve , dhe jo vetëm të vendosjes së firmave me përqindje.
“E nderuar znj.Ministre!
Me emocionin e ndjeshmerinë njerëzore të një qytetarje të Tropojës, por dhe si aktiviste e të drejtave humane ju percjell apelin tim dhe te qindra qytetereve të Bajram Currit për një rast emergjent ndihme të specializuar mjeksore shëndetësore.
Fjala është për një të ri 19-vjecar, Fatlind Petrit Buçaj i cili ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të nje tumori agresiv në koke. Sipas konsultimeve paraprake mjekësore ekziston mundësia e kurimit jashte shtetit nëse behet i mundur financimi nga shteti dhe transporti i menjëhershem me një avion të specializuar sanitar. Ju bëjme me dije se kemi apeluar publikisht për ndihmë, por koha është kritike dhe familja e 19 -vjeçarit është në limitet e pamundesisë totale për të ndërmarrë një udhëtim dhe shpenzim të tillë.
Duke ju drejtuar Juve jo vetem si ministre, por dhe si nënë shpresojme se do te ndërmerrni veprimet e nevojshme për të bëre të mundur jetën e një të riu në moshën me të bukur njerëzore.
Me konsideratë e shprese ju drejtohet Pranvera Vatoci”, shkruhet në Apel.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post