Nuk dihet marrëdhënia mes Nora Istrefit dhe Altuna Sejdiut, pasi kjo e fundit iu bashkua familjes Berisha, një marrëdhënie e komentuar më së shumti në media përgjatë kohëve të fundit.
Megjithatë, Nora Istrefi ka uruar lindjen e vogëlushit Tian në fotografinë që i ati Patrisi ndau me ndjekësit e tij në Instagram dhe Facebook.
“Tian, mirëserdhe në këtë botë. Të puçim shunë unë dhe Renee”, shkruan Nora Istrefi. Lajmi i lindjes së vogëlushit ka gëzuar shumë familjarët, pas tri vajzave të familjes.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post