Këngëtarja e njohur, Tuna u rikthye këtë vit në “Kënga Magjike”. Madje gjatë intervistës me Ardit Gjebrean, ajo vërtetoi edhe lajmin e bukur se pret një fëmijë. Tuna në këtë festival konkurron me këngën “Duam” e krijuar nga Flori Mumajesi dhe me një tekst domethënës.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh ku shkruan “Më I shtrenjti im, shihemi sonte në finale. Gjithçka që deri sot kam bërë, çdo këngë që kam lançuar ka qënë për ty dhe vetëm për ty. Edhe sonte unë këndoj vetëm për ty! Sepse ti je çmimi im, publiku im!”
Këto fjalë, Tuna ja ka drejtuar publikut, i cili e ka mbështetur që në fillimet e karrierës së saj. Ajo e ka mbyllur postimin me fjalët: “Sonte kam nevojë për dashurinë tënde. Duam!”