Në kuadër të etapës së tretë të Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë, sot rreth orës 14:30, çiklistët kanë përshkuar segmentin rrugor Unaza e Fierit – Levan, për të vijuar më pas drejt autostradës Levan – Vlorë.
Për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, Policia e Fierit, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të shmangin kalimin në këto segmente rrugore gjatë kohës së zhvillimit të garës.
Ky aktivitet sportiv me përmasa kombëtare vijon të zhvillohet me pjesëmarrjen e dhjetëra çiklistëve vendas dhe të huaj, duke promovuar gjithashtu bukuritë natyrore dhe potencialin turistik të vendit tonë.
Turi i Shqipërisë do të përmbyllet të premten, me etapën e pestë dhe të fundit, e cila do të nisë në Vlorë dhe do të përfundojë në Fier, ku do të kurorëzohet edhe fituesi i këtij edicioni historik.