Eliminimi në Champions nuk ishte një dramë, fundja përballë kishin një rival me shumë emër si Sherif Tiraspol, por Teuta zhgënjen në mënyrë të pabesueshme edhe në Conference League, të paktën deri më tani, teksa në “Niko Dovana” ndodhen në dizavantazh.
Ekipi nga Andorra, Inter Esclades, rezistoi për 37 minuta, duke u mbrojtur në çdo formë, por përfituan nga një keq pozicionim i mbrojtjes durrsake duke kaluar në epërsi me Soldevila.
Ekipi i Edi Martinit duhet të përmbys me çdo kusht këtë rezultat në fraksionin e dytë për të mos ndërlikuar akoma më shumë kalimin e turit të dytë. Bie në sekondat e fundit të pjesës së parë edhe Vllaznia.
Ekipi i Brdaric po zhvillon një ndeshje pozitive në transfertë përballë AEL Limassol për goli i pësuar në limite e ndërlikon jo pak këtë transfertë.
Ndryshe nga dy ekipet e tjera, Laçi është e vetmja skuadër që mbylli fraksionin e parë në avantazh. Ekipi i Shpëtim Duros po zhvillon një ndeshje perfekte, duke i lënë pak hapësira rivalëve të Craiova ndërsa në minutën e 36-të, Zarubica finalizoi me gol një kundërsulm perfekt.