Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme takimin me shqiptarët në Londër, në kuadër të turit të diasporës. Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale.
Kryeministri ka ndarë ditën e sotme një postim në rrjetet sociale, mbi takimin e sotëm që do të zhvillojë me shqiptarët në Londër.
‘Me kënaqësinë e takimit të sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ju uroj një të diel të paqtë’, shkruan Rama.