Ambasadorja e Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar qytetin e Peshkopisë një ditë më parë dhe këtë gjë e ka lajmëruar në Instagramin e saj.
E shoqëruar nga diplomatja suedeze, Elsa Hastad, Kim ka bërë një xhiro në qytet, ndërsa ka pranuar ftesën e disa të moshuarve për të konsumuar një kafe. Ambasadorja shprehet se Dibra ka potencial turistik dhe se shpreson që të rikthehet sërish për ta vizituar.
“Në vizitën time të parë në Peshkopi, Dibrën e bukur. Ne vizituam qendrën turistike lokale që u zhvillua me mbështetjen e @usaid & @sidasweden. Ne gjithashtu takuam shumë qytetarë miqësorë gjatë shëtitjes sonë në bulevardin kryesor, përfshirë disa zotërinj që na ftuan për kafe.
Faleminderit Ethem Muda, Shukri Konesha, Nuri Sallahu & Xhemal Jashari për kafen & bisedën. Ne pajtohemi 100% që Dibra ka potencial të madh që duhet zhvilluar më shumë. Shpresoj të vizitoj përsëri së shpejti”, shkruan Kim.
Ambasadorja Yuri Kim njihet për vizitat e saj në vende të ndryshme të Shqipërisë, ndërkohë ambasadorja nuk kursehet në promovimin e ketyre vendeve sa herë që shkon për vizita.
(E.H/Faxweb.al)