Paraditja e sotme e ka gjetur Butrintit të ‘’pushtuar” plot e përplot nga turistët. Të shumtë kanë qenë vizitorët e huaj dhe ata vendas që pasi kanë zgjedhur jugun e vendit nuk mund t’i thoshin ‘’jo’’ as një vizite në një nga zonat e mbrojtura të UNESCO-s.
Fotot e publikuara nga ‘’Shuplaka” janë bërë rreth orës 10 e gjysmë të paradites së sotme dhe shihen qartë dhe autobusët e shumtë me turistë që kanë mbërritur në zonë. Më shumë se dhjetë të tillë. E sigurisht që nuk kanë munguar as makinat familjare.
Bileta për çdo vizitorë që kërkon të shohë nga afër Butrintin është vetëm 300 lekë të reja, një kosto kjo e përballueshme sa kohë që e keni ndarë mendjen të bëni ca pushime.
Për të shijuar më shumë bukuritë e këtij vendi ne ju sjellim fotot, pse jo keni ajoma kohë për ta bërë një vizitë gjatë kësaj vere.
(E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2615″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post