Një turist nga Arabia është shpallur në kërkim në ishullin e Mykonos. Lefkadatoday shkruan se turisti është shpallur në kërkim për shkak se ai u hidhte pilula në pije vajzave në ishull për t’i sulmuar ato seksualisht.
Sipas dëshmive turisti u hidhte në pije pilula “Roofie”, të cilët e bëjnë viktimen të pafuqishme për të reaguar ndaj çdo gjëje. Mësohet se ai është parë fillimisht në një lokal, duke nxjerrë një vajzë jashtë, për të shkuar te makina e saj. Ndërkohë që kjo nuk është hera e parë, pasi ai është parë disa herë ta bëjë këtë gjë.
Rasti i këtij turisti është raportiuar në polici, dhe autoritetet janë mobilizuar për ta arrestuar këtë të fundit.