16:38 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Turizmi arrin rekord, 5.2 milionë shtetas të huaj hynë në vend për janar-korrik

14:12 | 25/08/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Turizmi arrin rekord, 5.2 milionë shtetas të huaj hynë në vend për janar-korrik

Hyrjet e shtetasve të huaj kanë arritur nivele rekord në pjesën e parë të këtij viti duke treguar për një rritje të ndjeshme të aktivitetit të turizmit në vend.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se për periudhën janar-korrik 2023,m në vend kanë hyrë gjithsej 5.167.656 shtetas të huaj. Ky numër është rritur me 30,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Vetëm në korrik, Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.770.724. Ky numër është rritur me 26,2 %, krahasuar me Korrik 2022.

Të dyja këto shifra janë nivele rekord të paregjistruara ndonjëherë më parë.

Sipas INSTAT, në Korrik 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.694.657 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Lindja e Mesme, përkatësisht me 45.821 dhe 14.805 shtetas.

Në Korrik 2023, krahasuar me Korrik 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur:
– për qëllime personale me 26,0 %;
– për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 22,8 %;
– për biznes dhe qëllime profesionale me 63,3 %

Të dhënat e tjera, që janë të disponueshme deri në qershor treguan se peshën kryesore të hyrjeve të shtetasve të huaj vijon ta mbajë Koosva, me 40% të totalit, ndërsa për herë të parë në vend të dytë kaluan italianët, me 9% të totalit. https://www.monitor.al/pushtimi-i-dyte-i-shqiperise-310-mije-italiane-ne-6-muaj-na-braktisin-serbet/

Rriten dhe daljet e shqiptarëve

Sipas INSTAT, Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Korrik 2023 janë 710.711. Krahasuar me Korrik 2022, ky tregues është rritur me 27,8 %.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë shtatëmujorit 2023, është 3.734.813, duke u rritur me 21,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pas

Kanosi nënën e tij, arrestohet 28 vjeçari në Lushnje

Para

Barcelona “blindon” Ter Stegen me kontratën e re, klauzola e lirimit të gjermanit është 500 milionë euro

Para
Barcelona “blindon” Ter Stegen me kontratën e re, klauzola e lirimit të gjermanit është 500 milionë euro

Barcelona "blindon" Ter Stegen me kontratën e re, klauzola e lirimit të gjermanit është 500 milionë euro

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pjesëmarrja në zgjedhje! Deri në orën 16:00, morën pjesë 35.92 përqind e qytetarëve me të drejtë vote

Policia njoftohet për të shtëna me armë në Fushë Milot! Sherri dyshohet se nisi në një qendër votimi

U ekstradua pak ditë më parë nga Dubai, Gjykata nuk i jep të drejtë Florenc Çapjas të votojë

Tensionet në Vorë/ Celibashi revokon akteditimin e vëzhguesve të partive

Tirana dhe Dibra me përqindjen më të lartë, Vlora më të ulët/ Sa është pjesëmarrja në zgjedhje në 12 qarqet e vendit

Dibër/Katër shtetas procedohen për korrupsion zgjedhor, vetëgjyqësi, pengim qarkullimi dhe përdorim të paligjshëm të fenelinave policore

Sherr mes dy personave në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 15:00

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Milot

Procesi zgjedhor në Korçë monitorohet nga task-forca, agjentë të BKH-së po ndjekin nga afër procedurat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.