10:30 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Turizmi/ Italianët nuk i ‘ndahen’ Shqipërisë, u rritën me 7.1% gjatë muajve janar-prill, ‘bie’ Kosova

08:13 | 02/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Turizmi/ Italianët nuk i ‘ndahen’ Shqipërisë, u rritën me 7.1% gjatë muajve janar-prill, ‘bie’ Kosova

Shqipëria turistike duket se po mban mbërthyer pas vetes italianët që mbeten grupi me rritjen më të qëndrueshme teksa në peshë janë të dytët pas Kosovës.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se në janar-prill 2025 turistët nga Italia u rritën me 7.1 për qind më raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur shënonin mbi 281 mijë hyrje.

Kjo tendencë parashikohet të mbetet e ngjashme edhe në vazhdim duke e lidhur këtë me afërsinë që kanë dy vendet por edhe me aksesin e thjeshtë përmes disa formave të transportit.

Italianët po preferojnë vendin tonë gjithmonë e më shumë për turizmin e fundjavave teksa tradicionalisht edhe turizmi shëndetësor dhe marrëdhëniet e biznesit kanë qenë prezentë. Ata janë grupi i dytë më i madh i turistëve që vijnë në Shqipëri, me 12.3% të totalit.

Kosova që në peshë mban vendin e parë, me 34% të totalit, shënoi deri në fund të prillit një total prej rreth 834 mijë hyrje me një rënie prej 6.7 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kur u duk se Kosova po “rikthehej” në normalitetin e saj pas 2024-ës kur hyrjet e shqiptarëve të Kosovës pësuan luhatje për shkak të liberalizimit të vizave duket se pranvera ka përsëritur të njëjtën luajtje.

Konkretisht marsi dhe prilli i këtij viti kanë shënuar rënie në raport me marsin dhe prillin e një viti më parë. Kosova është një treg që falë liberalizimit të vizave tashmë po eksploron si destinacione fundjave vende të tjera të Bashkimit Europian ndërkohë që edhe gjatë verës vitin e shkuar kishte një interes në rritje për vende si Greqia.

Në katër muajt e parë të këtij viti një pjesë e mirë e vizitorëve janë në rritje nga vende të ndryshme, kryesisht Europa një tendencë që është lakuar edhe nga turoperatorët.

Konkretisht hyrjet nga Gjermania ishin me një rritje 41.2 për qind, nga Franca 39.9 për qind, Zvicra me 20 për qind, Austria me 48 për qind. Po kështu në rritje ishin edhe hyrjet nga vende si Kina apo India edhe pse numrat e tyre janë modeste.

Në total deri në fund të prillit në vendin tonë hynë 2.44 milionë të huaj me një rritje 5 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Turoperatorët presin që edhe viti 2025 të ketë një ecuri pozitive të sektorit duke e bazuar këtë në sinjalet e dhëna nga kontratat me garanci të cilat janë në rritje, kërkesat nga tregjet e reja si dhe promovimi ndërkombëtar që vijon në mediat e huaja.

Në linja të përgjithshme turoperatotët presin që ky vit të ketë një rritje që luhatet mes 10-15 për qind. Grupet e organizuara me interes për Shqipërinë vijojnë të mbeten polakët, çekët, hungarezët, sllovakët, spanjollët teksa ata që po vijnë masivisht në formë individuale janë italianët por edhe vizitorë nga Europa Perëndimore

Pas

Kina zbulon një burim masiv energjie të fshehur nën tokën e saj që mund të ndryshojë të ardhmen

Para

Ish-kryeministrja e Bangladeshit, Hasina përballet me akuza për krime kundër njerëzimit

Para
Ish-kryeministrja e Bangladeshit, Hasina përballet me akuza për krime kundër njerëzimit

Ish-kryeministrja e Bangladeshit, Hasina përballet me akuza për krime kundër njerëzimit

 



Të Fundit

Presidentja Osmani pritet nga Perandori i Japonisë: Miqësia me shtetin japonez bazohet në respekt e besim të ndërsjellë

“Luftë civile”- Në Rusi kritikojnë SHBA-në për dhunë në protesta

U konfliktuan fizikisht me një drejtues mjeti/ AMP ndëshkon tre efektivë të “Shqiponjave”, pezullohen nga detyra

Zhdukja e Jan Prengës/ Gjykata rrëzon kërkesën e Bexhdilit për pamjet filmike të kompleksit “Golden”, seanca shtyhet për një datë tjetër

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, vjen reagimi i parë i Donald Trump

Sulmet e Izraelit kundër Iranit, reagon Turqia: Ky është një agresion barbar, nuk ka justifikim…

Anulohen dhe shtyhen fluturimet në Lindjen e Mesme pas sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit

“Tel Avivi na ka informuar për sulmin ndaj Iranit”, Trump: SHBA nuk u përfshi, jemi të gatshëm të mbrojmë Izraelin dhe veten

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Halit Valteri thirret në SPAK për të dëshmuar

Sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë të vendosura pa leje në bregdetin e Golemit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.