Mbi 1 milion vizitorë vendas dhe të huaj kanë vizituar muze, kala apo parqe arkeologjike në vend vitin e kaluar, duke shënuar kështu rritje me 46% të turizmit kulturor. Statistikat zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se nga Muzetë në krye qëndron ai i Krujës, të cilin e kanë vizituar mbi 110 mijë turistë. Kjo do të thotë qe më pak se një në katër turistë që kanë shkuar në muze janë orientuar tek ai i Krujës gjatë 2023.
I dyti për nga numri i vizitorëve është Muzeu Historik në Tiranë, të cilin e kanë vizituar 99.7 mijë turistë në 2023, me një rritje mbi dy herë në raport më 2022.
I treti vjen Muzeu Ikonografik Onufri në Berat me mbi 75 mijë vizitor,ë çka është një shifër 7 herë më e lartë se ajo e vizitorëve në vitin 2022. Në renditje i katërti vjen Muzeu “Shtëpia me Gjethe” ku raportohen rreth 49 mijë vizitorë me një dyfishim në raport me vitin 2022. Total Muzetë janë vizituar nga 391 mijë turistë.
Sa u takon kalave dhe monumenteve të tjera, ato janë vizituar nga mbi 271 mijë vizitorë me një rritje 53% për vitin 2023 krahasuar me vitin paraardhës. Më e vizituara rezulton Kalaja e Gjirokastrës me 217 mijë vizitorë. Ndërkohë nga parqet arkeologjike në krye qëndron ai i Shkodrës me 125 mijë vizitorë dhe pas tij Butrinti me 119 mijë vizitorë.
Gjatë vitit 2023, 28 institucionet tona kulturore u vizituan nga 1,005,815 vizitore te huaj dhe vendas. Numri i vizitueshmërisë në 2022 u rrit 46% krahasuar me vitin paraardhës. Në lidhje me te ardhurat nga vizitorët, në institucionet Kulturore për vitin 2023, janë përfituar 342,295,950 Lek, që janë rreth 43,2% më shumë se te ardhurat e përfituara gjatë vitit 2022″ vlereson ministria e Turizmit.
Viti 2023 solli një shifër rekord vizitorësh të huaj në vend me një total prej 10.15 milionë ndërkohë që duket se edhe viti 2024 po tregon të njëjtën tendencë ku shifrat e janarit janë me një rritje mbi 30 për qind krahasuar me janarin 2023./ Revista “Monitor”