Turizmi malor në zonën e Malësisë se Madhe ka njohur rritja, ç’ka tregohet dhe nga statistikat. E megjithate problem mbetet mungesa e hotelerisë në zona si Tamara, Vermoshi , Qafa e Bordolecit dhe Kelmendi.
Kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe thotë se aktualisht janë familjet të cilët i kanë shndërruar shtëpitë në bujtina dhe po mbajnë në këmbë turizimin në këtë zonë duke pritur qindra vizitor.
Prej vitesh zona e Malësisë së Madhe ka qenë e prekur nga emigracioni, duke qenë se janë dhjetra të rinj që janë larguar për një jetë më të mirë.
Kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj pranon se emigracioni është një fenomen i përbotshëm, por ka një ftesë të hapur për emigrantët e zonës që të vijnë të investojnë në vendin e tyre, veçanërisht në fushën e zhvillimit të turizim.
(J.V/Shuplaka)