Ndërkohë që ka mbetur edhe një javë nga aplikimi për të siguruar hapsirë në plazhet e vendit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi së bashku me ministren e Kulturës Elva Margariti në një takim janë shprehur se do të kenë paketë të përbashkët për turizmin këtë vit ku turizmi është në kushtet e mbijetesës.
Margariti u shpreh se do të ketë çmime simbolike të biletave në sitet kulturore.
“Ne si Ministri e Kulturës kemi dal në një paketë të re ofertash me çmime po thuajse simbolike për sa i përket muzeve dhe parqeve arkiologjike” u shpreh ministrja.
Ndërsa Blendi Klosi u shpreh se është detyra e bizneseve është të ruajnë higjenën dhe të plotësojnë protokollet e parandalimit.
“Plazhet duhen të pastrohen më mirë, të mirëmbahen më mirë, të shtohet siguria por edhe të kemi më shumë higjenë.”