03:56 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Turizmit nuk i mjafton paga e luftës, reagon Shoqata: Rekomandimet tona ishin të tjera që konsistonin në financimin e këtij sektori

18:32 | 17/04/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Abuzimet me pronat, në hetim tetë zyrtarë, mes tyre edhe kryetari i bashkisë

Industria e turizmit në mbarë botën po përballet me një krizë të paprecedet si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe në Shqipëri, ku kjo krizë vjen fill pas tërmetit të 26 nëntorit, efektet pritet të jenë edhe më të thella, siç konfirojnë ekspertët e sektorit.

Që në ditët e para të izolimit, shoqatat e turizmit në vend i kanë bërë thirrje qeverisë të ndërhyjë me masa lehtësuese e mbështetëse, të cilat nisën të merrnin formë vetëm në paketën e dytë të ndihmës ekonomike të prezantuar nga kryeministri Rama katër ditë më parë.

Por teksa ministri i Turizmit Blendi Klosi në një intervistë ditën e djeshme u shpreh se ishte në komunikim me rreth 1300 hotelierë që ishin të kënaqur nga paketa “Rama 2”, një deklaratë e kreut të Shoqatës së Hotelierëve së fundmi në po të njëjtin televizion, duket se nuk përputhet me fjalët e ministrit. Në një intervistë ditën e sotme, kryetari i Sektorit të Hotelerive në ‘Shoqatën Shqiptare të Turizmit’, Zak Topuzi u shpreh se duhet të ketë një mbështetje më të madhe nga ana e qeverisë për këtë industri, pasi masat e marra deri më tani nuk janë të mjaftueshme.

“Është një situatë e vështirë pasi është motori i industrisë botërore. Industria e Turizmit kërkon më shumë vëmendje  pasi do të pësojë goditjen më të madhe dhe këtë vit do jetë e vështirë që të mbajë veten. Qeveria bëri gabim me pagën e luftës, ndërkohë që rekomandimet ishin për financimin e  këtij sektori në mënyrë që të mos humbisnin punën.”-u shpreh kreu i shoqatës, i cili vë në dukje se e vetmja kërkesë që ata kanë bërë dhe është marrë parasysh, është shtyrja e tatimeve dhe taksave.

“Shtyrja e tatimeve dhe taksave për vitin tjetër ishte  kërkesë e jona. Do të përdoren të gjitha mjetet e mundshme që të krijohet një turizëm sa më efiçent. Sinjalet janë të ndryshme dhe se duhet pritur si duhet vepruar me baret e restorantet. Deri tani hotelet duhet të punojnë për sigurimin e masave që do të thotë duhet të punojnë me gjysmë të kapaciteti te tij duke reduktuar shumë edhe burimin e të ardhurave. Qeveria duhet të mbështesë turizmin me grante e fonde me  interesa zero për të përballuar këtë ndryshim, reduktimi i kapaciteteve do të ketë kosto të madhe. Është e vështirë por e vetmja mënyrë për të mbijetuar.”– u shpreh Topuzi.

Etiketa: blendi klosiZak Topuzi
Pas

I kërkuari Ilir Selmani u zbulua nga gruaja, gabimi i saj fatal vuri në lëvizje policinë

Para

Pandemia “sjell” paqe në rajon, Serbia jep donacion 1000 teste për Kosovën

Para
E dhimbshme, 10 të sapolindur rezultojnë me koronavirus në Rumani

Pandemia "sjell" paqe në rajon, Serbia jep donacion 1000 teste për Kosovën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.