Turjan Hyska është një nga gazetarët qe jo rrallë herë ka tërhequr vëmendien mediatike. Ai është një gazetar me një eksperiencë shumëvjeçare. Që nga fillesat dhe për 14 vitë me rradhë ai ka punuar për televizionin “Vizion Plus”, ku ka pasur funksione të ndryshme në këtë media.
Është përfolur shumë nga mediat e ndryshme për një largim të mundshëm të Turian Hyskës nga “Vizion Plus” por deri sot asgjë nuk ishte konfirmuar. Sot gazetari Turjan Hyska ka vendosur t’iu japë fund diskutimeve nga media duke konfirmuar largimin e tij nga Vizion Plus nëpërmjet një statusi në facebbok.
Pas 14 vitesh dhe më shumë se 13 programe të realizuar, sezoni i ri televiziv nuk do të më gjejë më në “Vizon Plus”! Një vendim i vështirë, por i pakthyeshëm, i ardhur natyrshëm pas një eksperience që mund ta quaj fantastike në tërësinë e saj!”, – ka shkruar ai. Më tej ai ka treguar se në fakt nuk do të heq dorë përfundimisht nga televizioni, sepse shumë shpejt ndoshta mund të vijë me një projekt të ri, por nën një logo tjetër. “Publik i dashur që më keni parë çerr në ekran dhe tashmë plot 33 vjeç, kam vetëm një mesazh: ‘Taksirat do më duroni dhe ca! Do bëni ç’do bëni, kemi netë të gjata përpara!’ Mos harroni, fantazia është pasuria më e madhe që kemi”, – shprehet Turjan Hyskaj.
Mbetet për tu parë në vazhdim, se në cilin telivizion do ta shikojmë gazetarin Turjan Hyska.
(M.C/FAXWEB.AL)