Msylimanja tataro-turke Sevil Shhaideh, është emëruar zv/kryeministre dhe ministre e Zhvillimit Rajonal në Rumani. Emërimi në këtë post vjen pas refuzimit të presidentit Iohannis për ta emëruar Sevil Shhaideh në postin e kryeministrit.
Në këtë post, Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis emëroi Sorin Grindeanu, i rekomanduar nga Partia Social-Demokrate (PSD).
Kabineti ku do të marrin pjesë 26 ministra ku shumicën e përbëjnë PSD dhe Unioni i Liberalëve dhe Demokratëve, pritet të mos hasë asnjë pengesë për t’u miratuar.
Në rast se emërimi i Sevil Shhaideh për kryeministre do të miratohej nga Iohannis, ajo do të bëhej kryeministrja e parë grua, muslimane dhe tataro-turke. (XH.A/SHUPLAKA)