Prokuroria e Durrësit ka ankimuar vendimin e gjykatës për lirimin e një shtetasi turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar per organizatë terroriste dhe kërkohej nga Gjykata e Lartë kriminale Turke.
Muhammed Aydogmus, u ndalua pak dite me pare ne portin e Durrësit, ne tentative per te kaluar kufirin sebashku me familjen e tij me dokumenta të falsifikuara. Ky shtetas kishte si qëllim të kalonte drejt Italisë, por Specialistët për Hetimin e Krimeve Durrës bënë arrestimin e përkohshëm të tij, duke kryer te gjitha procedurat e duhura ligjore me qëllim ekstradimi drejt Turqisë. Muhammed Aydogmus 39 vjeç, banues në Turqi, u arrestua më datë 8 por u la i lire nga gjykata me datë 11 te ketij muaj duke vendosur ndaj tij masës e sigurisë “Detyrim paraqitje dhe lënie garancie pasurore” për veprat penale “Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave ” dhe” Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Vendimi i gjykatës i cili u dha vetem për falsifikimin e dokumentave dhe jo për kryerjen e akteve terroriste, te mberritura si informacione në të njëjtën dite, ka detyruar prokurorinë e rrethit të ankimojë vendimin e gjykatës, duke kërkuar arrestimin e shtetasit turk.
(S.SH/Shuplaka)