Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lerama të Meksikës, ku një makinë ka përplasur një turmë me njerëz, mes tyre edhe disa gazetarë të cilët po raportonin për një ngjarje.
Mediat lokale kanë publikuar video nga momenti i ngjarjes së rëndë.
Mësohet se gazetarë dhe policë ishin mbledhur për të raportuar për një aksident, por pa dashur edhe ata vetë u bënë pjesë e një aksidenti të tillë, ndoshta edhe më të rëndë.
Si pasojë e përplasjes fatale një person ka humbur jetën ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=bsPzQ08RIQg