11:48 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Turp e doje për kujtim, jo që të përbaltësh figurën time me mashtrimet e tua” Kandidati i PS del bllof, i publikon bariut foton pa leje

17:37 | 09/06/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Turp e doje për kujtim, jo që  të përbaltësh figurën time me mashtrimet e tua” Kandidati i PS del bllof, i publikon bariut foton pa leje

Ish-kryeminstri  Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale ankesën e një bariu nga Gjirokastra. Ai akuzon kandidatin për deputet të Partisë Socialiste Flamur Golemi, se i ka publikuar foton e tij pa leje dhe se ai nuk i është ankuar kandidatit për asgjë, nga ato që kandidati ka shkruar sipër fotos në profilin e tij në rrjetet sociale.

Berisha shkruan se kjo është një  përgjigje e merituar nga ana e bariut Shehair Goxhaj, të dhënë për kandidatin të PS-së për Gjirokastrën, “sharlatan” e quan ai, Flamur Golemi.

“Nje pergjigje e merituar me nje status ne facebook e Shehair Goxhaj, bari ne Golem, dhene kandidatit sharlatan te PS per Gjirokastren, Flamur Golemi. Duke pershendetur Shehairin per pergjigjen dinjitoze, ju ftoj te lexoni statusin e tij.”, shkruan Berisha.

Postimi i kandidatit:

Mbështetjen dhe frymëzimin për sfidën e 25 qershorit, më shumë se kudo tjetër e gjej tek njerëzit e zakonshëm në çdo fshat, lagje e rrugë të Gjirokastrës. Janë ata që i japin vlerë fitores tonë historike dhe na ngarkojnë me përgjegjësi që të bëjmë më shumë për Shqipërinë që duam. Unë kurrë s’kam për ta tradhtuar besimin e tyre. Shehairi është një bari 25-vjeçar nga Golemi. Gjatë bisedës më tregoi përpjekjet për të vaksinuar bagëtitë, por që i mbyllej çdo derë sepse i kërkonin të anëtarësohej në partinë e ‘deputetit celular’, për t’i përfituar këto vaksina. U ndjeva më të vërtetë në siklet teksa po e dëgjoja, pasi kjo është një histori e turpshme që duhet të marrë fund njëherë e mirë. Prandaj PS kërkon mbështetje të jashtëzakonshme, për të qeverisur e vetme dhe për t’i dhënë fund njëherë e mirë qeverisë me dy timonierë. Vota për parti të tjera është votë e çuar dëm.
POSTIMI I BARIUT:

Drejtuar personalisht Flamur golemit per keq perdorimin e figures time ne radh te pare por qe mendoj se perfaqesoj gjith barinjt e mashtruar dhe genjyer ne mes te dites dhe perdorur per qellime personale. Per te gjith ata qe nuk e dine sistemin e vaksinimit vaksinat behen privatisht dhe jo nga partit. Ndersa fotografin qe bere e kerkove per kujtim jo qe te perbaltesh figuren time me mashtrimet e tua. Asnje here nuk me pyete per partit apo per qellimin e ardhjes tende ne golem. Une jam sic e ke then dhe ti ne shkrimin tend nje bari 26 vjecar por ste jam ankuar ty dhe asnjerit per kete gje. Dhe aq me teper skam pasur presjon nga asnje njeri apo nga ndonje deputet keshtu qe ti je I pa fytyre genjen ne mes te dites pa u ber deputet e jo me qe barinjt dhe gjith populli qe voton te ken besim tek njerez te till. Turp te te vij nga vetja tende. (S.Sh/Shuplaka)

Etiketa: bariugjiroksterkondidatiSali Berisha
Pas

Bëri tatuazh në këmbë por nuk zbatoi këshillat e artistit, neglizhenca i merr jetën (KUJDES PAMJE TË RËNDA)

Para

“Ushtarët e kalifatit do të ecin duke derdhur gjakun e tradhtarëve”, ISIS kërcënon Shqipërinë, Kosovën dhe popujt e tjerë të Ballkanit

Para
“Ushtarët e kalifatit do të ecin duke derdhur gjakun e tradhtarëve”, ISIS kërcënon Shqipërinë, Kosovën dhe popujt e tjerë të Ballkanit

"Ushtarët e kalifatit do të ecin duke derdhur gjakun e tradhtarëve", ISIS kërcënon Shqipërinë, Kosovën dhe popujt e tjerë të Ballkanit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dhunuan dhe kanosën 2 bashkëpronarët e një toke me pretendimin se është e tyre, arrestohen 4 persona

SHBA propozim të ri për një armëpushim 60-ditor në Gaza, çfarë kushtesh përfshihen për Hamasin dhe Izraelin

Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një adoleshente, arrestohet 34-vjeçari

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e zv.Sekretarit të Shtetit: Politika e pafundme dhe e zgjeruar, armik i shtetndërtimit kushtetues

Brok takon Ramën: Urime, sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart

Bisedimet bërthamore Iran-SHBA, marrëveshja e gjerë mund të nënshkruhet në takimin e ardhshëm

Sarandë/ I shiti kokainë një të miture, gjykata lë në burg shpërndarësin

Fier/ Katër administratorë farmacie në pranga për tregtim të ilaçeve të kontrabanduara

Aksident me vdekje te mbikalimi i Patokut

Fillimi i fundit apo një stabilitet i ri? Dy vjet nga dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR në Zveçan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.