22:58 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Turp kolektiv ti rrisësh pagën vetes, nxit përbuzjen nga poshtë lart

14:20 | 23/05/2023
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Tirana e shkatërron jetë e mot Shqipërinë”, Artan Fuga: Mblidhemi si minjtë aty, por interesa të mëdha janë në lojë, bie rendimenti i punës

Nga Artan Fuga

Rritja e rrogave me katapultë, siç hidhet lart katapulta me pilotin e një avioni në rënie pikiatë, pra rritja e pagave për deputetë dhe ministra, apo zyrtarë të tjerë të lartë të administratës, jashtë një ngritjeje në po ato përmasa të pagave të të gjithë atyre që punojnë, për pensionet dhe ndihmën sociale, jashtë një ngritje reale ekonomike, është:

– e padrejtë, po se po,

– kur nuk lidhet me cilësinë e punës të atyre që përfitojnë, nxit gomarllikun, budallallikun dhe parazitizmin

– shtrenjton jetesën për të tjerët duke hapur hendeqe sociale që rrezik nuk janë në këto përmasa në asnjë vend të botës

– krijon një shtresë që e përbuz popullin, ndërkohë që gjoja duhet të jetë në shërbim të popullit,

– nxit karrierizmin dhe përuljen ndaj shefave, dhe o burra, bëhuni deputetë, dhe në një farë mënyre me këto paga deputetët e opozitës blihen me parà

– dheeeeeeeeeeeeee, veç faktit që nxit emigrimin nga ndjenja e padrejtësisë, si edhe krijon shpërpjestime mes profesioneve, sepse në fakt kështu ai që merret me politikë është tre ose katër herë më i paguar se i paguari në një punë jashtë politike.

dheeeeeeee veç që është një turp kolektiv t’i rrisësh pagën vetes, dhe të krijosh kushte lluksi si në Edenin ku shtriqeshin dhe shtriheshin Eva me Adamin,

nxit bllokimin e trurit,

Në vend që nga 140 deputetë, t’i bëjnë 50, se aq mjaftojnë dhe janë në përpjestim me frymët e popullsisë sipas vendeve të BE!

e mbi të gjitha, sikurse do ta kishte thënë shkrimtari im më i preferuar shqiptar, Jakov Xoxa, nxit përbuzjen që zbret nga lart poshtë, më shumë se është tani, ku shtresave të larta u vjen ndot nga populli,

por edhe nxit urrejtjen nga poshtë lart, që shprehet me përbuzje, arratisje, mosvotim, e gjithçka tjetër!

Turpi i madh është se pasi morën votat, pozitë dhe opozitë, tani rrisin rrogat pas kurrizit të qytetarit!

Dhe duan që njerëzit t’i votojnë pastaj! Jo më kot qeveriset me votën e jo më shumë se 20 përqind të shqiptarëve, pra me legjitimitetin që të jep vota e 1 ndër 5 shqiptarë!

Pra, ata që kanë privilegje. Kjo quhet oligarki (sipas Aristotelit)

Pas

Arrestohet në Greqi Laert Haxhiu, rivali i Aldo Bares

Para

E rëndë në Belgjikë/ Babai përplas makinën qëllimisht dhe e zhyt në kanal, i merr jetën vetes dhe dy fëmijëve

Para
E rëndë në Belgjikë/ Babai përplas makinën qëllimisht dhe e zhyt në kanal, i merr jetën vetes dhe dy fëmijëve

E rëndë në Belgjikë/ Babai përplas makinën qëllimisht dhe e zhyt në kanal, i merr jetën vetes dhe dy fëmijëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dalin rezultatet e tre kutive të para të numëruara në Bashkinë e Pustecit

Rezultatet paraprake në Vorë/PD përpara me diferencë të ngushtë ndaj PS-së

Zgjedhjet parlamentare/Korça nis procesin e numërimit të votave

Kamëz/ Një kuti e pavlefshme, fletët e votimit nuk ishin sipas procedurës

Numërohet kutia e parë në Pustec, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD

KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare

Nis numërimi në Bashkinë e Pustecit. PD-ASHM në avantazh nga rezultati elektronik i 6 kutive të para të Vorës

Deklaratë nga Partia Socialiste: KQZ duhet të shpallë menjëherë rezultatin në Vorë dhe Njësinë Nr.10. Vendimi për vonesën, arbitrar dhe zhgënjyes

Video/Fillon numërimi i votave në Parkun “Olimpik” në Tiranë, votat e diasporës numërohen

Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.