Pas vendimit të gjykatës së Shkallës së parë në Tiranë, ku u lanë në burg 11 protestues, në fund të seancës deputetët e PD-së kanë shpërthyer në akuza ndaj gjyqtares që lexoi vendimin.
Deputetët demokratë janë dëgjuar në përfundim duke thënë: ”Turp, turp, turp”.
Ditën e sotme u dha vendimi për 23 shtetasit e ndaluar pas protestës së dhunshme në Kukës.
10 prej tyre janë lënë të lirë me masën detyrim paraqitjeje, dy prej tyre në arrest shtëpie ndërsa 11 të tjerë në arrest me burg.
Vendimi i takon gjykatës së Kukësit, por u zhvillua seanca në Gjykatën e Tiranës për arsye sigurie siç u paralajmërua që ditën e djeshme.
(F.G/Faxweb.al)