Në një kohë kur parlamenti holandez ka kërkuar pezullimin e vizave për shqiptarët, politikanë të të dyja kaheve politike në vendin tonë, kanë pasur qëndrime të ndryshme, dhe normalisht të kundërta.
Opozita bën përgjegjëse për këtë qeverinë rilindëse të Edi Ramës, ndërsa vetë Ministria e Jashtme e ka quajtur këtë një vendim populist.
Në mënyrë të çuditshme apo jo, në krah të qeverisë është pozicionuar dhe deputeti i vetëshpallur opozitar Ralf Gjoni. Majde reagimi i Gjonit është aq i fortë sa do të bënte vërtetë me turp qeverinë e Hollandës, gjithmonë në rast se do ti binte në mend që ta lexonte.
“Turp! Turp!! Turp! Racizmi po determinon axhendën parlamentare holandeze. Në vend të mbështesin hapjen e negociatave, kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët. Keqardhje për dritëshkurtësinë e këtij votimi të mbrapshtë. Të gjithë duhet të ngrihemi në mbrojtje të interesave tona kombëtare dhe duhet te fillojmë nga Kuvendi”, deklaron Gjoni i opozitës së re.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post