Pas humbjes turpëruese të kombëtares shqiptare në Francë 4-1, edhe ekipi tjetër shqiptar U21 është mundur sot, madje duke u tupëruar me rezultatin e thellë 0-4 brenda në shtëpi.
Kombëtarja Shpresa e drejtuar nga Alban Bushi ka kapitulluar pa kushte në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Lojë pa ide që lihet në dorë të aftësive individuale të lojtarëve, por sidomos gafa amatorësh që tregojnë se ekipi vazhdon të mos futet në lojë i përgatitur e me përqendrimin e duhur.
Në fund, një humbje e thellë 4-0 që e çon në 4 numrin e ndeshjeve pa fitore të kuqezinjve të vegjël, të cilët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë në këto eliminatore.
Discussion about this post