Analisti Ilir Demaliaj me një postim në Facebook u ka bërë një apel mediave për të hequr nga përdorimi i tyre fjalë si “i shquar, i madh, i mirënjohur, me famë botrore(në një Hajat të Ballkanit) maestro, gjenial, sepse fjalë të tilla shpesh keqpërdoren për persona të cilët nuk e meritojnë.
E sipas tij mediat zgjedhin të quajn Nder Kombi persona që janë turp për kombin duke e zbehur kuptimin e fjalës për figura që realisht meritojnë të nderohen.
Ndër të tjera mes notash ironie ai përmend se nësë shqiptarët do të ishin kaq të shquar nuk doishin kaq të shqyer.
Postimi i plotë:
Piedestale gënjeshtrash dhe monumente imoraliteti!
Media e shkruar dhe vizive, urgjentisht duhet të filloj të heqi nga përdorim prapashtesat, i shquar, i madh, i mirënjohur, me famë botrore(në një Hajat të Ballkanit) maestro, gjenial, e.t.c, vënd e pa vënd, duke i fërkuar kurrizin njëri-tjetrit, kemi inflancionuar çdo vlerë reale, morale si pavlefshëmëri edhe në infalcionimin edhe dekorimeve si “Flamuri Kombëtar” “Nderi Kombit” “Nënë Tereza” e me radhë.
Po të jenë si shoqëri shqiptarët kaq shumë të shquar, nuk do të ishin kaq shumë të shqyer.
Kjo bëhet edhe më e rëndë kur turpe të kombit bëhen “Nderi Kombit”!
Edhe më e rëndë kur njerëz që kanë lyer duart me gjakun e shqiptarëve nderohen si “Ndere Kombi” e me radhë!
Edhe më e rëndë, kur antivlera trumbetohet si vlerë!
Kjo përzjerje e vlerave me antivlerat, e moralit me imoralitetin, e kriminelëve me viktimat ka sjellë këtë gjendje të rëndë, ku as kush nuk e sheh dhe ndjen më në gropën e m. . . që ka rënë, por krekoset mbi kodrën e plehut që ka ngritur vetë mungesa e raportit dhe kritereve të vlersimeve, në pavlefshmërinë si shoqëri që jeton mbi piedestale gënjeshtrash dhe monumente imoraliteti.
Discussion about this post