Turqia ka ndjerë një lëkundje të fuqishme mbrëmjen e sotme.
Një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter, me epiqendër 94 kilometra është ndjerë në verilindje të Izmirit dhe 16 kilometra nga Kirkangac.
Paraprakisht nuk ka të dhëna për njerëz të lënduar apo dëme materiale, por lëkundja ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar panik të madh te qytetarët.