Turqia ka vendosur të blejë sistemin raketor rus S-400. Presidenti Erdogan tha se marrëveshja është nënshkruar për të sjellë sistemin raketor në Turqi.
“Kemi ndërmarrë hapa me Rusinë për këtë blerje. Marrëveshjet janë nënshkruar. Me vullnetin e Perëndisë, do të shohim ardhjen e sistemit raketor S-400 në vendin tonë dhe do të vazhdojmë pastaj me prodhimin e përbashkët”, ka thënë Erdogan.
Ai tha gjithashtu se ky vendim nuk ka pse të shqetësojë NATO-n dhe të shkaktojë tensione pasi një vend kërkon të garantojë sigurinë e vet.
Partnerët e Ankarasë në aleancen veri atlantike, kanë shprehur shqetësim rreth përputhshmërisë së sistemit raketor rus me teknologjinë e NATO-s, e gjithashtu frikën se Moska mund të përdorë sistemin S-400 si një kalë troje për të kompromentuar sistemet e aleances.
Sipas Zaur Gasimov, analist i në Fondacionin Max Ëebber që merret me marrëdhëniet ruso-turke, thotë se blerja e sistemit S-400 është një hap i kushtueshëm i palës turke për të demonstruar sovranitetin e saj dhe një sinjal për SHBA, BE dhe Gjermaninë.
“Duke blerë sistemin S-400, Ankaraja tregon se është e gatshme të afrohet më shumë me Moskën”, thotë analisti.
Ankaraja këmbëngul se sistemi raketor prej 2.4 miliardë dollarësh, i cili njihet si një nga më të efektshmit në treg, kishte çmimin më të ulët në treg.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë janë përmirësuar ndjeshëm që nga koha kur Turqia rrëzoi avionin rus në 2015. (B.H/Shuplaka)