Përjashtimi i teorisë së evolucionit të Charles Darwini në shkollat është vendimi i fundit i marrë nga shteti turk.
Por kjo nuk është pritur nga opozita turke e cila thekson se presidenti Recep Tayyip Erdogan po shkatërron themelet laike të Turqisë.
Po kështu ka reaguar edhe Unioni i mësimdhënësve”, i cili tha se programi i ri shkollor “është një hap i madh në drejtim të gabuar”.
“Politikat e reja që ndalojnë të mësuarit e evolucionit dhe kërkojnë nga të gjitha shkollat të kenë dhomë për lutje, shkatërrojnë parimet e sekularizmit dhe parimet shkencore të arsimit”, tha Mehmet Balik, kryetar i Unionit të Punëtorëve të Arsimit dhe Shkencës.
Ministri i Arsimit, Ismet Yilmaz, tha se teoria e Darwinit nuk duhet të përmendet deri në universitet. “Ajo është mbi nivelin e nxënësve”, tha Yilmaz. (J.V/Shuplaka)