17:44 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Turqia kryen sulme vdekjeprurëse në verilindje të Sirisë

19:49 | 09/10/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Turqia kryen sulme vdekjeprurëse në verilindje të Sirisë

Nga sulmet turke në verilindje të Sirisë, që kontrollohet nga kurdët, janë vrarë 29 pjesëtarë kurdë të personelit të sigurisë dhe janë plagosur 28 të tjerë, thanë autoritetet lokale më 9 tetor.

Turqia ka kryer sulme ajrore në këtë që nga java e kaluar, duke goditur caqe civile dhe ushtarake, por edhe infrastrukturë, sulme që sipas autoriteteve kurde kanë shkaktuar viktima.

Në deklaratën e lëshuar nga autoritetet kurde u tha se gjatë natës janë goditur disa caqe dhe se “29 anëtarë të forcave kundër drogës janë vrarë dhe 28 janë plagosur”, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut – organizatë monitoruese me seli në Britani – ka raportuar se janë vrarë 30 anëtarë të forcave të brendshme të sigurisë kurde, që njihen si Asajish, dhe 37 të tjerë janë plagosur, pasi një avion luftarak turk goditi në qendër trajnuese në periferi të Al-Malikijas.

Javën e kaluar, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se ka nisur një valë të re të sulmeve ajrore në kundërpërgjigje ndaj një sulmi në Ankara që u krye më herët gjatë muajit, ku u plagosën dy policë.

Dega e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) – që Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë shpallur organizatë terroriste – mori përgjegjësinë për sulmin me bombë në Ankara.

Turqia po ashtu ka kryer sulme ndaj pozicioneve të PKK-së në veri të Irakut disa orë pas sulmit të 1 tetorit në Ankara, përderisa ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka deklaruar se sulmuesit “erdhën nga Siria dhe ishin trajnuar atje”/ REL

Pas

VOA: Malësi e Madhe, emigrantët mbështesin vendlindjen

Para

Kryesia e PD-së përjashton nga partia Gazment Bardhin

Para
Kryesia e PD-së përjashton nga partia Gazment Bardhin

Kryesia e PD-së përjashton nga partia Gazment Bardhin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër/ Mbytet kapiteni i anijes turistike gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë

Episod i ri mes Macron dhe Brigitte, Zonja e parë e Francës nuk i jep dorën bashkëshortit teksa ajo zbret nga avioni në Londër

Akuza për persekutim ndaj grave, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste për liderët talibanë

Lojtari i Realit: Shpresoj të qëndroj këtu, Madridi planet tjetër

Shqipëria U-15, zgjidhet trajneri i ri i përfaqësueses

Ksamil/ Qarkullonte me pistoletë me municion luftarak në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari

Edi Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre nga detyra

Francë/ Zjarr në aeroportin e Marsejës, anulohen disa fluturime

Ervin Salianji nuk humbet kohë, njofton konferencë për mediat në selinë e PD. Ish-deputeti i rikthehet jetës politike

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.