21:29 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Turqia lëshon fletarrestime për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

15:27 | 31/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Turqia lëshon fletarrestime për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

Autoritetet turke kanë lëshuar 47 fletarrestime për zyrtarët e komunës dhe stafit të Stambollit, kryetari i të cilit – rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan – është në burg që nga marsi, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu më 31 maj.

Fletarrestimet bazohen “në katër hetime të ndara për korrupsion në Stamboll”, raportoi Anadolu, pa dhënë informacione se sa njerëz janë paraburgosur.

Arrestimi më 19 mars i kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, nxiti protestat më të mëdha në Turqi në dekadat e fundit.

Policia turke veçse ka arrestuar pothuajse 70 persona në bastisjet që ndodhën lidhur me dyshimet për korrupsion në Komunën e Stambollit. Në mesin e të arrestuarve janë edhe sekretari privat i Imamoglut dhe roja e tij private.

Sipas Anadolu, fletarrestimet e fundit shënjestrojnë një ish-ligjvënës opozitarë dhe pesë kryetarë të qarqeve të Stambollit.

Televizioni privat, Halk, që shihet si e afërt me Partinë Popullore Republikane (CHP) të Imamoglut, tha se kryetarët e nëntë qarqeve – nga 39 qarqe gjithsej – janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim.

CHP, që e ka nominuar Imamoglun si kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, nuk ka komentuar ende për fletarrestimet e fundit.

Pas

Në kërkim nga Gjermania, kapet në Morinë 22-vjeçari

Para

Video/Operacioni “The Wanted”, ekstradohen nga Greqia dhe Italia dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Para
Video/Operacioni “The Wanted”, ekstradohen nga Greqia dhe Italia dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Video/Operacioni “The Wanted", ekstradohen nga Greqia dhe Italia dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar

 



Të Fundit

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në Ali Dem, arrestohet autori. Njoftimi zyrtar i Policisë

Trafik narkotikësh dhe pastrim parash/ 22 të arrestuar pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC në Kosovë

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.