16:03 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Turqia në shënjestër, pritet një tjetër vit i vështirë nga sulmet terroriste

20:08 | 02/01/2017
në Aktualitet, Bota, Te Gjitha
0
Rritet numri i viktimave vrarë nga “babagjyshi” në Stamboll, qeveria ndalon median të mbulojë ngjarjen

Sulmi që goditi Stambollin në orët e para të vitit të ri përcolli një mesazh të qartë; edhe 2017-ta do të jetë tepër i vështirë për Turqinë e shënjestruar nga terrorizmi.

Breshëria e plumbave që ktheu në tragjedi një natë festive do të kumbojë për një kohë të gjatë në veshet e turqve….2016-ta kishte hedhur themelet e tmerrshme e të përgjakshme të kaosit terrorist për qytetarët e këtij vendi, me një valë sulmesh që u shtri nga pjesa europiane e Stambollit e deri në kufirin jugor të Turqisë me Sirinë. 

Nga sulmi në aeroportin kryesor të Stambollit, tek masakra në rrugët e mbushura me turistë, e vrasja e ambasadorit rus në Ankara 12 ditë më parë; me një përshkallezim të tille sulmesh brenda pak muajve në 2016-tën, terrori në klubin e natës “Reina”, u perceptua gati si i paevitueshëm. 

Në një vit, Turqia u shndërrua nga një destinacion popullor turistik në një vend tepër të pasigurtë, një reputacion ky që asnjë shtet nuk do të lakmonte. Kurdët dhe Islami radikal janë dy degët kryesore të terrorizmit që po shënjestron Turqinë, e megjithatë një rol të rëndësishëm ka pasur edhe presidenti gjithnjë e më autokratik Rexhep Taip Erdogan, sipas amerikanes CNN. 

4 vjet më parë lideri turk i dha fund klonfliktit të përgjakshem me kurdët që kishte shkaktuar mijëra viktima, por lufta në Siri do t’i komplikonte gjërat. 

Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje me Turqinë për të përdorur bazën e saj në Inxhirllek pranë kufirit me Sirinë për të shënjestruar ISIS-in. Ankaraja nga ana e saj pranoi gjithashtu të godiste terroristët, por fokusi kryesor nuk ishte ISIS, por armiqtë e vjetër kurdë të cilëve u druheshin se po fitonin terren brenda Sirisë. Kjo nxiti një valë të re të sulmeve nga militantet e PKK-së.

Nga ana tjetër hapja e kufijve e ktheu Turqinë në një vend tranziti të militantëve të ISIS-it, në rrugën e tyre drejt luftës duke e bërë tepër të ekspozuar ndaj terrorizmit. Marrëveshja e Erdoganit me ish armikun e tij, rusin Vladimir Putin në Siri shihet si një tjetër kontribues për vazhdimin e valës së terrorit dhe këtë e tregoi më së miri vrasja e ambasadorit rus në Ankara. (E.K/SHUPLAKA)

turqi

Etiketa: sulme terroristeturqia
Pas

Aksident i rëndë në Elbasan, shkak mungesa e pusetës, ambulanca vonon 30 minuta

Para

Mata dhe Ibra, “Djajtë e Kuq” triumfojnë në Londër (VIDEO)

Para
Mata dhe Ibra, “Djajtë e Kuq” triumfojnë në Londër (VIDEO)

Mata dhe Ibra, "Djajtë e Kuq" triumfojnë në Londër (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rrëzohet avioni në brigjet e Spanjës, policia nis kërkimim për dy personat që ishin në bord

Lufta në Gaza, Mbretëria e Bashkuar do evakuojë qindra fëmijë për t’iu ofruar kujdes mjekësor

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Theksohet partneriteti strategjik për sigurinë

Lufta në Gaza, punonjësi i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze humb jetën pas një sulmi izraelit

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalë në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

Lufta në Rripin e Gazës/ 6 të vdekur në 24 orët e fundit, shkak uria! OKB: Që nga maji, 10% e ndihmës ka mbërritur te civilët

Zelandë e Re, futi fëmijën 2-vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet 27-vjeçarja

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ish-ministrat dhe të dyshuarit e tjerë lihen në burg

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.