Turqi ishte ndër vendet e pakta që nuk kishte mbyllur linjat ajrore dhe e vetmja që vazhdonte fluturimet me vendin tonë.
Por si duket siuata me pandeminë nuk ka gjasa të mira edhe atje dhe për këtë arsye qeveria Turke ka marrë masat e menjëhershme.
Në një fjalim drejtuar kombit Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se në kuadër të masave për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) Turqia do të pezullojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare,përderisa numri i vdekjeve nga pandemia në vend u rrit në 92.
Duke theksuar se Turqia ka klasën më të mirë të shtretërve të kujdesit intensiv për popullatën, Erdogan tha se ata po rrisin prodhimin e respiratorëve.
“Nëse i marrim të gjitha këto masa paraprake, besojmë se do ta kapërcejmë këtë çështje”, tha presidenti turk, duke i bërë thirrje popullit të qëndrojnë të qetë dhe të mos frikësohen.
“Ne vazhdojmë luftën të vendosur kundër COVID-19, së bashku me popullin tonë, me bindjen se asnjë fatkeqësi nuk është më e madhe se fuqia jonë”, shtoi Erdogan.
Sa i përket transportit të brendshëm, presidenti turk tha se udhëtimet brenda qyteteve tani do t’u nënshtrohen lejes së autoriteteve lokale.