Turqia paralajmëroi Francën t`i japë fund qëndrimit provokues dhe kolonialist, sic e quajti ajo, në Mesdheun Lindor i shndërruar së fundi në burimin kryesor të tensioneve mes Greqisë dhe Turqisë.
“ Kush po i nxit grekët kundër turqve? Franca. Por ka një axhendë tjetër. Kur u shembën planet e saj për të krijuar një shtet terrori në Siri, mori një qëndrim të pafytyrë kundër Turqisë. A mos vallë duhet t`i kërkoj leje Francës teksa po zhvilloj një luftë kundër terrorizmit? ” deklaroi ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu duke iu referuar takimeve të presidentit Francez Emmanuel Macron me përfaqësuesit e YPG-së kurde për të ofruar mbështetjen e tij.
YPG-në, Ankaraja e konsideron grup terrorist YPG-në, milicinë kurde që vepron kryesisht në Siri. Zyrtarët turq më herët kritikuan dhe marrëdhëniet e gjigantit francez të çimentos Lafarge me YPG / PKK pasi sic pretendon shtypit turk, zyrtarët e kompanisë u akuzuan, por nuk u dënuan për pagesat e tyre dhe angazhimin e tyre me këto grupe.
Në muajin qershor, një zyrtar fran cez doli me pretendimin se marina turke kishte shqetësuar një luftanije franceze që po merrte pjesë në misionin e Nato-s në Mesdhe. Ankaraja pretendon se e dëshmoi me video dhe pamje të marra nga radari se anijet e saj nuk ishin përfshirë në akvititete të tilla në detin Mesdhe.