19:36 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Turqia përgatit “invazionin osman”, dërgon anijet në Mesdhe, álarmohet Greqia

16:02 | 22/07/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Turqia përgatit “invazionin osman”, dërgon anijet në Mesdhe, álarmohet Greqia

Turqia njoftoi dërgimin e anijeve për të kërkuar naftë dhe gaz në zonën e diskutueshme të Mesdheut lindor, veprim ky që rrit tensionet me Greqinë fqinje dhe njëkohësisht, veprimi i Ankarasë zyrtare duket se injoron thirrjet e vendeve të BE-së për të mos e bërë këtë, raporton AP.

Nga Athina ka ardhur reagimi i parë, teksa zyrtarë të lartë u shprehën se “Forcat e Armátosura Greke janë në gatishmëri”.

Autoritetet në Ankara u shprehën se anija kërkimore ‘Oruc Reis’ dhe dy anije të tjera ndihmëse, deri më dy gusht do të kryejnë kërkime në jug të ishujve grekë Rodos, Karpathos dhe Kastelorizo.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotaki deklaroi se me këto veprime, “Turqia ka rritur agresionin e saj ndaj Greqisë, Qipros dhe Bashkimit Evropian në tërësi”.

Edhe pse aleatë të NATO-s, Greqia dhe Turqia janë në konflikt mbi të drejtën e shfrytëzimit të gazit dhe naftës në Rajonin e Mesdheut

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara po kritikojnë gjithnjë e më shumë Ankaranë për qëllimin e saj për të zgjeruar hulumtimin në fushat që Athina i konsideron të vetat.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, i cili ndërkohë po viziton Athinën, i bëri thirrje Turqisë të shmangë “veprimet provokuese” dhe të angazhohet në negociata me Bashkimin Europian.

“Ne kemi një pozicion shumë të qartë: ligji ndërkombëtar duhet të respektohet. Prandaj, përparimi në marrëdhëniet me Turqinë mund të arrihet vetëm nëse Ankaraja shmang provokimet në Mesdheun lindor,” tha Maas pas bisedimeve në Athinë me homologun e tij grek, Nikos Dendias.

Turqia, nga ana tjetër ka akuzuar Greqinë se po përpiqet t’i mohojë asaj të drejtën për kërkimë dhe përfitime prej naftës dhe gazit në Detin Egje dhe Mesdheun lindor, duke argumentuar se kufijtë e zonës për shfrytëzim tregtar duhet të llogariten “në mënyrë të barabartë” nga linjat bregdetare greke dhe turke, dhe jo nga ishujt grekë.

Duke qenë e inspiruar nga e kaluara e saj osmane si perandori që dominoi për 5 shekuj, Turqia prej kohësh po tenton të shndërrohet në fuqi globale. Te Turqia e viteve të fundit, e udhëhequr nga Erdogan, Perëndimi në përgjithësi dhe, veçanërisht fqinji i saj, Greqia, po shohin “hije kërcënuese” të së kaluarës.

 

Pas

Dje dha dorëheqjen nga detyra, PD propozon si kandidat për deputet Gjin Gjonin

Para

EMRAT/ Protesta kundër mbylljes së bareve, policia procedon penalisht 5 persona: Nuk iu bindën urdhrave për tu shpërndarë

Para
LAJMI I FUNDIT/ Pòlicia shpërndan me fòrcë dhe shoqëron pronarët e lokaleve të natës, u mblodhën për të pròtestuar para kryeministrisë

EMRAT/ Protesta kundër mbylljes së bareve, policia procedon penalisht 5 persona: Nuk iu bindën urdhrave për tu shpërndarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zvicra mbyll përkohësisht Ambasadën në Teheran për shkak të tensioneve Izrael-Iran

Erdogan: Turqia do të rrisë fuqinë ushtarake për t’u mbrojtur nga cdo kërcënim

Gjuha Shqipe bëhet zyrtare në shkollat publike të Nju Jorkut

Avokat Sevin Serjani në Fax News: Përplasja në Kuvend, e reja dhe e vjetra s’ndryshojnë asgjë

Nis rikonstruksioni i spitalit të Traumës: Investim 2.3 miliardë lekë për modernizimin e shërbimit

Administrata Trump Sanksionon mbi 30 subjekte dhe individë të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit

Tërmet 4.5 Rihter pranë Kretë”

Spiropali takime intensive në Bruksel: me Kryetarin e Senatit belg Blondel, Kryeparlamentarin ukrainas Stefanchuk

Aktivistë pro-palestinez sulmojnë avionët ushtarakë në bazën ajrore britanike

“Vullkani Kilauea në Hawaii shpërthen sërish, lava arrin 300 metra lartësi”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.