Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Viransehir të Turqisë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një fëmijë dhe janë plagosur 15 persona.
Agjencia e lajmeve “Anadolu”, shkruan se shpërthimi ka ndodhur në një godinë ku rrinë prokurorë dhe gjyqtarë. Mësohet se fëmija që ka ndërruar jetë ishte vetëm 3-vjeç. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, megjithatë autoritetet turke kanë nisur hetimet.
Gjatë dy viteve të fundit, Turqia është kthyer në një “tabelë qitjeje” për terroristët, pasi nga ky vend raportohet vetëm për atentate, shpërthime… kujtojmë këtu masakrën e natës së ndërrimit të viteve, ku 39 persona humbën jetën dhe 59 të tjerë u plagosën. (D.D/Shuplaka)