Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, gjatë kësaj fushate zgjedhore është akuzuar shumë nga eksponentë të LSI-së por edhe të PD-së për përfshirjen e tij me drogën, mbi të gjitha nga LSI, pas incidenteve të dhunës ndaj mbështetësve të kësaj force politike.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar pas mbrojtjes që kryeministri Rama dhe të tjerë nga PS i kanë bërë Çakos, pas akuzave.
“Qoftë dhe për sy e faqe duhet të dënonin dhunën, por skanë se si! Turren si çakej të mbrojnë Çakon! Normal, ky i fundit di shumë gjëra…”, shkruan Manjani.
Sjellim në vëmendje që nuk kanë qenë të pakta incidentet elektorale gjatë javës së shkuar, ku shumë prej të dëmturave janë nga rradhët e LSI-së. Madje LSI ka kërkuar shkarkimin e Çakos nga detyra. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post