Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, në një vizitë në Shkup, ka thënë se Bashkimi Europian e ka të qartë perspektivën e Ballkanit Perëndimor.
Për Tusk, rruga është integrimi në union, duke shtuar se BE-ja nuk do ‘kursehet’ në investime dhe mbështetje në rajon.
“Por sigurisht BE-ja nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë, investimet dhe paratë. Është para së gjithash në lidhje me atë lloj shoqërish që duam të jemi.
Pasi kam jetuar pjesën e parë të jetës sime nën një regjim komunist, nuk kam asnjë dyshim për drejtimin më të mirë për qytetarët.
Por kjo është një zgjedhje, vendim dhe punë që vetëm ju në rajon mund të ndërmerrni.
Sigurisht me mbështetjen e plotë të miqve tuaj në Bashkimin Evropian.
Sot diskutuam rëndësinë e vazhdimit të mëtejshëm dhe përmirësimin e lidhjes brenda rajonit dhe Bashkimit Evropian.
Ne do të vazhdojmë këto diskutime muajin e ardhshëm në Sofje”, tha Tusk.
Ka spikatur në fjalën e Tusk metafora e tij për Ballkanin, që e ka krahasuar me një fund horror që mund të përfundojë me “një fund të lumtur”
“Gjatë udhëtimit tim në rajon, kryeqytet për kryeqytet, unë jam kthyer përsëri një optimist i kujdesshëm.
Është e mundur që historia e Ballkanit, një lloj filmi horror i pafundëm, mund të shndërrohet në një prodhim fitues të çmimit Oskari me “një fund të lumtur””, tha ai.
(F.G/Faxweb.al)