Në daljen e tij të përjavshme Presidenti Ilir Meta ka bërë një raportim mbi çështjet më të rëndësishme të ndjekura prej tij ndërsa ka arsyetuar se pse ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim 2 ligje: përjashtimin nga TVSH e jahteve për turizëm si dhe atë për përmirësimin e zonave të biznesit. Sipas tij i pari nuk u përgjigjet nevojave jetike që ka vendi, ndërsa i dyti prek direkt bizneset e vogla duke u shtuar detyrimet:
“Dua të nënvizoj edhe një herë se kam kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për një shtesë për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë të ndryshuar që parashikon përjashtimin nga TVSH të jahteve dhe mjeteve të tjera ujore që përdoren për qëllime argëtimi, kënaqësie dhe turizmi.
Këtë kthim e kam bërë me bindje të plotë për interesin publik por në këto momente nuk u përgjigjet një iniciativë e tillë nevojave jetike reale që po kalon vendi dhe as parashikimeve të Bankës Botërore dhe institucioneve të tjera për periudhën e pas pandemisë të shkaktuar nga Covid-19. Të shpresojmë që Kuvendi ta shqyrtojë këtë dekret me paanshmëri dhe objektivitet.
Njëkohësisht kam cuar në Kuvend edhe ligjin për përmirësimin e zonave të biznesit. Me këta do të detyroheshin bizneset e vogla të grupuara në zona të caktuara të paguajnë detyrime shtesë në formë kuotash anëtarësie per një anëtarësi të pa kërkuar dhe pavotuar. Ky ligj bie ndesh me lejen e veprimtarisë ekonomike, ushtrimin e së drejtës së pronës private me të gjithë tagrat e saj me mënyrën e administrimit të fondeve publike në nivel vendor dhe të ushtrimit të kompetencave dhe njësive të vetëqeverisjes vendore. Uroj që për këtë akt të mos trajtohen përmes forcës shtrënguese të ligjit si të jenë qendra tregtare por ti jepet e drejta që të ushtrojnë veprimtarinë ligjshëm.”
Discussion about this post