Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka shkruar sot në lidhje me vendimin e qeverisë për të vendosur TVSH-në për biznesin e vogël.
Ai thotë se herët a vonë qeveria do ta kuptojë çfarë është duke bërë dhe do të tërhiqet.
“Pakica votoi në shumicë pa ditur çdo bëhej me të, Pa Program….! Këtë punën e TVSH për biznesin e vogël nuk e diskutoi “me popullim” pasi dihej përgjigja, çdo popull nuk i ka shumë qejf Taksat…!
Ta diskutojë me këshilltarë ekonomik, nuk ka…! E hodhi në diskutim publik….! Besoj fort që do tërhiqet pasi po e kupton se çpo bën…!
P.S. Sa për këshillat e FMN nuk pyet shumë, kredinë e mori”, shkruan Spahiu.
Duhet thënë se vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël ka hasur në kundërshti të shumta në rradhët e qytetarëve, pasi indirekt kjo nismë e qeverisë do të rriste çmimin e mallrave të konsumit.
Po ashtu kjo rritje bie ndesh me atë çka ka premtuar kryeministri Rama para se të vinte në pushtet.
(E.K/SHUPLAKA)