Kryetari i Partisë Demokratikie Lulzim Basha mori pjesë paraditen e some, në një takim me shoqatën e biznesit të vogël kundër vendosjes së fundit të TVSH dhe rritjes të taksave të tjera.
Një prej përfaqësueve të biznesit tha se deri tani për shkak të 37 taksave të reja të vendosura nga qeveria Rama, janë mbylluyr rreth 82 mijë biznese të vogla janë mbyllur.
Ai tregoi disa nga problemet kryesore të biznesit të vogël:
“Bisnesi i vogël dhe i mesëm ka 27 vjet që paguan të gjitha taksat e këtij vendi.
Si mund të lëvizin njerëz të armatosur nëpër rrugët e qyteteve tona duke rrezikuar sigurinë e njerëzve dhe biznesit?
Gjobat kanë qenë të shpeshta, të majme dhe seklektive. Dikush nuk kontrollohet asnjëherë, ndësa dikush tjetër, ngjitur tij, shkatërrohet nga gjobat.
Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë tha se në SHBA nuk ndryshojnë për vite e vite të tëra, jo si këtu që ndryshojnë çdo vit.
Programi për vendosjen e TVSH mbi biznezin e vogël është antikombëtar dhe antibiznes. Ne të biznesit të vogël kemi qenë më të goditurit nga kjo qeveri.”
Përfaqësuesi i shoqëatës së biznesit të vogël tha se vendosja e TVSH, tha se ky është plan për të goditur biznesin.
“Këta analistët që thonë që të mbyllet bizbesi e të shkojmë të punojnë në shtet, ku pinë këta? Kush janë këta që dalin nëpër studio dhe na heqin të drejtën për të qenë të vetëpunësuar?” – tha përfaqësuesi.
Tregtari tha se kur inspektori i tatimeve del si xhandar, këtu nuk bëhet biznes. Ai vijoi të thotë se në Shqipëri po rikthehet politika e 1948 kur shpallej biznesi armik.
“Kjo refromë do sjellë për 6 mujorin e parë 20-30 mijë biznese të mbyllura dhe 6 mujorin e dytë do të mbyllë 50 mijë biznese.
Kjo është qeveri oligarkësh dhe jo më qeveri e popullit dhe biznesit.
Vendimi sekret i qeverisë që në nëntor për ta futur skemën mbi biznesin pa u konsultuar.
Ne nuk do t’i lejojmë bashkë me popullin, opozitën, shoqërinë civile dhe të rinjtë rritjen e taksave.
Ulja e qepenave ishte vetëm lëvizja e qerpikëve. Biznesi po shkatërrohet nga zoti Rama.” – tha përfaqësuesi i biznesit të vogël.
Në fund ai i ka bërë thirrje tregtarëve të vegjël që ditën e nesërme të ulin qepenat e të protestojnë nga ora 11:00 deri në 12:00.
“Thirrje çdo biznesë të ulë nesër qepenat nga ora 11 deri në 12 e të protestojë për të drejtën e vetë, sepse kjo është një kauzë që duhet fituar patjetër!”
Discussion about this post