Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka komentuar mbi debatin që është ngritur prej kohësh për standartin që ofron transmetuesi publik shqiptar. Ai ka thënë se më shumë liri dhe profesionalizëm kjo media ka pasur para 26 vjetësh se sa tani. Ai ka mbështetur liderin demokrat Basha në deklaratat e tij se mediat prodhojnë lajme false dhe janë të kapura nga pushteti.
“Televizori Publik Shqiptar, më shumë liri dhe profesionalizëm, me 20 Shkurt 1991, se sa sot me 20 Shkurt 2017, në një sistem medemek demokratik. Mediat kombëtare dhe lokale janë në agoni të plotë, të tulatura, të trembura nga pushteti, të blera dhe të diktuara nga pushteti i pushtave. Kur liria mungon në media është alarm per një shoqeri, që aspiron progres, ndaj shqetesimi agresiv i Liderit të Opozitës Z.Basha është i perligjur dhe alarm per të gjithë ne” ka shkruar ai.
Nard Ndoka po ashtu ka thënë se duhet një revolucion i madh dhe një aksion i fortë popullor me situatën e krijuar në shoqëri ku ekziston mafia politike por e dhe mediatike.
“Janë sinjale të qarta, per revolucion mbarëpopullore, mafia politike, ekonomike, mediatike, ka hedhur rrënje, ndaj duhet përmbysje, liri dhe standarde per të gjithë. Ky është nje fenomen i frikshem, që nuk çlirohet me drejtora të vegjël dhe goma makinash, por me një revolucion që të përmbyse mekanizmin kriminal shtetror që rrotullohet me korrupsionin galopant dhe lekët e pista të drogës dhe trafiqeve. Jemi në kohë, por duhet guxim dhe kurajo qytetare e politike, qëndresë dhe aksion i fortë i popullit opozitar ballë per ballë” ka përfunduar ai. (M.D/ Shuplaka)