04:04 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

TVSH për biznesin e vogël, Lazimi: Do rrezikonte falimentim e tyre, shuplakë për ekonominë shqiptare

20:56 | 11/10/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
TVSH për biznesin e vogël, Lazimi: Do rrezikonte falimentim e tyre, shuplakë për ekonominë shqiptare

Sekretari për marrëdhëniet ekonomike në LSI, Majlind Lazimi, ka komentuar sot vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël. I ftuar në studion e Report Tv, Lazmi u shpreh vendosja e TVSH-së pr biznesin e vogël është një risi negative që shumë pak shtete e kanë, dhe që do të sillte vetëm rëndim në xhepin e konsumatorëve dhe falimentim të biznesit të vogël.

Ai tha se duke qenë se biznesi i vogël është kyç për ekonominë shqiptare, kjo do të sillte një shuplakë për ekonominë tonë.

Ai thotë se kjo kosto do të transferohet tek konsumatori dhe më pas do të brendësohet tek bianeset.

“Ekonomia shqiptare është një ekonomi me shumë probleme. Biznesi i vogël është pikë kyçe në ekonominë shqiptare. Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH është një risi në kuptimin negativ, dhe shuamë pak shtete e kanë. përfshirja  e saj në TVSH do ketë dy efekte: ose rritjen e çmimeve për shitjet në pakicë ose mbylljen e bizneseve. Do të ketë kosto të shtuar për këto biznese pasi do të lindi nevoja e një kase fisklae e një ekonomisti dhe që të gjitha shtohen si kosto për biznesin  vogël. Kjo kosto ose do transferohet te konsumatori ose do të brendësohet nga bizneset. Kjo është të nxjerrësh dhjamë nga pleshti. Pasojat do të jenë të mëdha. Nuk kemi pse rëndojmë taksat e biznesit të vogël që është në kufijtë e mbijetesës. Do sillte shuplakë edhe për ekonominë shqiptare. Duhet të fillojmë nga reduktimi i taksave jo rritja  e tyre.”, tha Lazimi.

Ndërkohë që Lazimi shtoi se ka një mungesë transparence dhe mungesë konsultimi me ekspertët për këtë çështje.

“Ne jemi mësuar me surpriza të pakëndshme ku qeveritë dy muaj par ase të miratohet buxheti miratojnë të atilla reforma. Unë besoj që mungesa e transparencës është pika kryesore këtu. Së dyti çështja e taksave është dhe çështje edukimi. Bizneset duhet ta paguajnë dhe TVSH-në, por a jemi ne në këtë fazë? Kjo është e parakohshme. Nuk ka diskutime me grupet e interesit. Nuk mund ti jepet kohë dy muaj biznesit për të ndryshuar politikat e biznesit”, tha Lazimi.

Në lidhje me deklaratën e  Fondit Monetarë Ndërkombëtarë për rritjen me 4% të ekonomisë, Lazimi tha se kjo nuk është një çudi për ekonominë tonë duke shtuar se problemi është se kus shkojnë këto para.

Lazimi tha se rritja ekonomike është artificial dhe se këto para nuk shkojnë tek qytetari.

“Problemi është kush përfiton nga kjo rritje ekonomike? Për ekonomitë  vogla rritja  me 4% nuk na impresionon. Pyetja është kush e përfiton këtë 4%? Ka një shpërndarje apo e përfitojnë biznesmenët. Ku shkojnë këto para? A kemi rritje ekonomike të qëndrueshme apo jo? Në këndvështrimin tim kemi një ekonomi të zezë e cila nuk ka asnjë arsye që mos jetë infektuar në ekonomi informate. Rritja ekonomike është artificiale dhe ato para nuk shkojnë te qytetari.”, tha ai. (B.H/Shuplaka)

Etiketa: lazimi
Pas

Vendosja e TVSH-së për bizneset e vogla, Ngjela: Do ketë masa të tjera zhvatëse, ja pse

Para

Atentati në Lushnje, kush ishte shënjestra dhe lidhja me bandën e Aldo Bares

Para
Atentati në Lushnje, kush ishte shënjestra dhe lidhja me bandën e Aldo Bares

Atentati në Lushnje, kush ishte shënjestra dhe lidhja me bandën e Aldo Bares

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.