Policia britanike ka shkatërruar një rrjet të organizuar kriminal shqiptarësh, të cilët dyshohet se kanë trafikuar me qindra emigrantë në Britani, të fshehur në kamionë frigoriferikë.
Kryetari i bandës, sipas të përditshmes britanike është 31-vjeçari shqiptarë Alket Dauti i cili u arrestua në një shtëpi në Bwrge, në juglindje të Londrës.
Arrestimi i tyre ishte pjesë e një hetimi të përbashkët britaniko-belg.
Kamionët do të merrnin emigrantë në Belgjikë dhe do t’i transportonin në Britani të Madhe nëpërmjet porteve të Kanalit.
Teksa e shoqëruan jashtë banesës me pranga në duar, ai iu drejtua një prej oficerëve të infiltruar të Agjencisë Kombëtare të Krimit, i cili e mbajti atë nën përgjim deri në momentin që u arrestua, me fjalët: “Ty të mbaj mend shumë mirë”.
10 pjesëtarë të tjerë të kësaj bande ishin arrestuar më parë, në operacione të zhvilluara në Belgjikë, Francë dhe Spanjë.
(M.Q/Faxweb)